Hyrje

Hotel Bleart është një hotel modern i cili ndodhet në një zonë të privilegjuar që mbart si vlera historike ashtu dhe vlera turistike. Në këtë zonë, e ashtu-quajtura Petra gjatë antikitetit, ka ndodhur një nga betejat më të famshme midis Jul Çezarit dhe Pompeut në vitin 48 para Lindjes së Krishtit. Sot, kjo zonë quhet Shkëmbi i Kavajës.

Një tjetër vlerë historike e Hotelit Bleart është nderi i mikpritjes së personaliteteve të shquara të Shqipërisë të cilët ishin të ngarkuar me procesin e çmuar të propozimit të Draft-Kushtetutës së vendit në vitin 1998, e cila u miratua më pas nga Parlamenti Shqiptar. 
Hotel Bleart është inauguruar më datë 1 Qershor, 1994, dhe shumë shpejt u bë një ndër emrat më të rëndësishëm për aktivitetet e biznesit dhe turizmit në Shqipëri. Ndodhet vetëm 20 m larg nga bregu i detit, dhe vetëm 10 m nga plazhi ranor, 10 km larg nga qendra e qytetit të Durrësit, 20 km larg nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 35 km nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.

Të ftuarve tanë u ofrohet shërbim i një cilësie të lartë, komoditeti i një hoteli luksoz, dhe restorantit me kuzhinën e shijshme mesdhetare, 2 salla konferencash, 1 sallë mbledhjeje, një qendër spa&fitnessi, një pishinë e jashtme, një klub nate, plazh privat, një pistë mbi det për të shijuar ushqimin e shijshëm, pijet, dhe ëmbëlsirat, dhe shumë lehtësira të tjera në mënyrë që qëndrimi juaj të jetë sa më i këndshem pranë Hotelit tonë. Nëse udhëtoni si turist apo për çështje pune, Hotel Bleart ju ofron të gjitha komoditetet për të cilat keni nevojë!